ALKIG organizoi një seminar dy ditorë (13.-14.04.18) me imamët e Austrisë. Qëllimi i seminarit ishte trajtimi i temave që janë relevante me përditshmërinë e muslimanëve dhe sfidat e imamëve me të cilat ata ballafaqohen. Të ftuar në seminar ishte kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë Dipl. Theol. Ibrahim Olgun me temën „Bashkësia Islame dhe imamët në Austri, pritjet dhe sfidat e tyre“, dr. Musa Musai me temën „Thirrësi islam, njohës i rrethanave psikosociale në shoqëri; pozicionimi mes tradicionales dhe bashkëkohores“ dhe dr. Zekirija Sejdini me temën “Islami në Evropë – mes traditës dhe inovacionit”. Imamët vlerësuan seminarin si shumë të frytshëm, falënderuan referentet dhe organizatorin si dhe shfaqen kërkesën e tyre edhe për organizime tjera të këtij lloji. ALKIG falënderon ligjëruesit për gadishmërin e tyre që të jenë për dy ditë me imamët në Austri. Njëherit falënderojm edhe Asim Ibrahimin, përgjegjës për trajnime pranë ALKIG, për organizimin e këtij seminari.