ALKIG

Hapet xhamia e parë në Oberpullendorf

Hevzi Hasani
  • 9. March 2024
  • 0 Comments

Dje në Oberpullendorf të Burgenlandit në prani të kryetarit të Komunës z. Heinsz, zëvëndësit të tij z. Dominikoviç, kryetarit të ALKIG-ut z. Beluli si dhe kryeimamit të ALKIG-ut z. Limani u bë hapja e xhamisë së parë në këtë regjion, pra xhamisë Selam Oberpullendorf. Të gjithë folësit falenderuanë kryesinë në krye me z. Muharrem Bunjakun dhe xhematin për këtë iniciativë shumë të nevojshme në këtë regjion dhe uruan që ky objekt, përveq faljes dhe riteve fetare të shërbej edhe për integrim, edukim, dialog si dhe në fokus të jetë liria, barazia, drejtësia dhe toleranca. Pas faljes së namazit të xhumasë xhemati i kësaj xhamie kishte pregaditur edhe një drekë tradicionale shqiptare dhe natyrisht në fund u bë edhe prerëja e tortës nga mysafirët.