ALKIG

AGJËRIMI I RAMAZANIT

Hevzi Hasani
  • 11. March 2024
  • 0 Comments
  1. Kuptimi i agjërimit

Agjërim në kuptimin gjuhësor do të thotë: ndalim dhe përmbajtje, kurse në kuptimin fetar (sher’an) me agjërim kuptojmë: përmbajtjen e vetvetes dhe ndalimin e saj nga ngrënia, pirja, dhe çdo gjë tjetër që është shkak për prishjen e tij, nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke pasur si qëllim adhurimin e Allahut.

  1. Kur është bërë obligim agjërimi?

Allahu xh. sh. e ka obliguar agjërimin për ymmetin e Muhammedit alejhi selam, sikurse e ka obliguar atë për popujt që kanë qenë më përpara, dhe për këtë ka thënë në Kur’ an: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El Bekare 183).

Pra agjërimi është bërë obligim për ymmetin e Muhammedit a. s., ditën e hënë të muajit Shaaban, të vitit të dytë të Hixhretit .

  1. Dobitë e agjërimit:

Mirësia e tij është madhështore, duke marrë për bazë hadithin kudsij të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), ku thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit (e çdo njeriu) është e tij, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të. Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime (Allahun), era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut (parfumit).”

Këtë hadith e qartëson edhe transmetimi tjetër, në të cilin thuhet: “ Për çdo vepër (të mirë) që bën biri i Ademit, shpërblimi për të i shumëfishohet nga 10 deri në 700 herë, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë (Allahu) e shpërblej.”

Bazuar në këtë shumëfishim të përgjithshëm, veçojmë edhe mirësitë e veçanta të cilat kanë ardhur vetëm për këtë muaj. Nga fjala e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “Kush e agjëron muajin Ramazan me bindje dhe përkushtim, do t’i falen mëkatet e kaluara”, si dhe fjalët: “Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tri ditëve në çdo muaj, është sikur të agjërosh gjithë vitin”.

  1. Kushtet e vlefshmërisë së agjërimit:
  • Nijeti –(qëllimi), nuk është kusht të shqiptohet me gjuhë, mjfton nëse e thua me zemër. Ai duhet të bëhet para kohës së sabahut ose para syfyrit, nëse harrojmë mund të bëjmë edhe para agimit, por para zenitit gjithësesi.
  • Largimi nga të gjitha gjërat që e prishin agjerimin nga syfyri e deri në iftar.
  • Femra të mos jetë në kohën e hajzit (menstruacioneve) dhe të nifazit (koha pas lindjes).
  1. Kushtet e agjëruesit:
  • Të jetë musliman.
  • I mençur, i aftë psikikisht.
  • Të jetë i moshës madhore (bulugut), nëse fëmijet dëshirojnë të agjërojnë ata pa dyshim se do të kenë shpërblim.

6.Cilët persona lirohen nga agjërimi?

  • I sëmuri nëse gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë dhe nëse agjëron shëndeti i tij i keqësohet i tillë është i liruar nga agjërimi. Nëse ka ndonjë llojë sëmundeje dhe konstaton edhe mjeku që agjërimi nuk mund të jetë pengesë dhe rrezik për shëndetin tuaj, atëherë duhet të agjërojë. Mund të ndodhë që brenda agjërimit mund të paraqitet ndonjë sëmundeje apo ndonjë operacion, atëherë duhet kompenzuar agjërimin pasi të shërohet pas Ramazanit dikur.
  • Udhëtarit i lejohet të mos agjërojë nga momenti i nisjej për udhëtim, mirëpo nëse mund të agjërojë, është më e mirë të vazhdojë me agjërim. Udhëtari duhet t`i kompenzojë ditët e humbura.
  • Gruaja shtatzënë dhe gjidhënësja, nëse frikësohet për shëndetin e saj, ose për fëmijën e saj, ose për të dyja, fëmijën dhe shëndetin e saj, asaj pra, i lejohet prishja e agjërimit. Përndryshe nëse agjërimi nuk i shkakton ndonjë të keqe asaj ose fëmijës së saj, atëherë ajo agjëron.
  • Sëmundjet e rënda, kronike, personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të pashërueshme që pamundësojnë agjërimin, lirohen nga agjërimi i Ramazanit. Gjithashtu këta persona, meqë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, ata nuk kanë mundësi t’i kompensojnë ato ditë pas Ramazanit.
  • Uria dhe etja e madhe, nëse gjatë Ramazanit mund t`i ndodhë dikujt dhe në ato raste rrezikohet shëndeti, atëherë lejohet ta ndërpresë agjërimin, por ditët e humbura duhet të kompenzohen.
  • I detyruari me forcë, nëse dikush të jepë presion ta nderpresësh agjërimin, atëherë je i detyruar atë ditë ta  kompenzosh pas Ramazanit.
  1. Çka e prishë agjërimin?

Gjërat që prishin agjërimin ndahen në dy grupe:

  1. Ato gjëra që e prishin agjërimin e që duhet bërë kefaret (të lirosh një rob, ose t`i ushqesh 60 të varfër ose të agjërosh dy muaj pa ndërprerë, duhet të kesh kujdes të mos agjërosh në ditë të ndaluara), dhe kaza (kompenzim ditë me ditë).

Ato gjëra që e prishin agjërimin e që duhet bërë kefaret dhe kaza.

– Të ngrënët dhe të pirët me qëllim, është i detyruar të bëjë kefaret dhe kaza (dy muaj plus një ditë pa nderprerë).

– Marrëdhëniet seksuale edhe përsonat e tillë e kanë për borxh të bëjnë kefaret dhe kaza (dy muaj plus një ditë pa ndërprerë).

  1. Gjërat që e prishin agjërimin dhe që duhet bërë vetëm kaza (kompenzim ditë me ditë).

Gjërat që e prishin agjërimin dhe që duhet bërë vetëm kaza (kompenzim ditë me ditë).

– Të gëlltiturit e diçaje që nuk është ushqim p.sh. monedhe, gozhde, shkopi etj. kjo ditë duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

– Të ngrënët apo të pirët nga presioni, kjo ditë duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

– Të ngrënët apo të pirët në rast të domosdoshme  të ndonjë sëmundjeje, udhëtimi e të ngjajshme, duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

– Paraqitja e menstruacioneve brenda ditës, atëherë ajo femër  e ka për obligim të bëjë kaza (kompenzim).

– Të ngrënët apo të pirët nga harresa, duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

– Të vjellit me qëllim, duhet bërë kaza (kompenzim).

– Kush ka ngrënë ose ka pirë pasi të ketë hyrë koha e  namazit të sabahut, duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

– Kush ka ngrënë ose ka pirë duke menduar se ka përenduar dielli, qoftë edhe për disa momente, ai ose ajo duhet bërë vetëm kaza (kompenzim).

8.Çka nuk e prish agjërimin?

– Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë, Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush harron gjatë agjërimit dhe ha ose pi diçka, le ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu i Lartësuar.” (Buhariu& Muslimi).

– Ejakulimi në gjumë .

– Të qëndruarit xhunub (i papastër), nëse nuk ke ujë për momentin, apo ka hyrë koha e agjërimit, i tilli duhet të vazhdojë agjërimin e  tij, ngase xhunubllëku nuk është kusht i agjërimit.

– Përdorimi i misvakut nuk e prish agjërimin: Profeti (alejhi selam)e ka përdorur atë dhe ka thënë: “misvaku është pastrues për gojën dhe kënaqësi për Allahun.” (Nesaiu & Ibën Huzejme).

–  Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

– Të gëlltiturrit e pështymës, këlbazës(ballgamit).

– Të gëlltiturit të pluhurit, tymit të rëndomtë (por jo të duhanit).

– Futja e ujit në vesh, notimi.

– Të futurit e ndonjë mize, mushkonje  e të ngjashme.

– Marrja e ineksioneve muskulore.

– Alivanosja.

– Kontrollet gjinokologjike.

9.Agjërimi në Diasporë

Meqë imamët tanë shpeshherë pyeten rreth agjërimit në diasporë, duke aluduar në angazhimet intenzive dhe punët e rënda e me përgjegjësi, ne mund t’u sjellim këto sqarime:

– Agjërimi është nga shtyllat e islamit dhe lënja e tij nuk llogaritet e thjeshtë, prandaj, çdo punëtor në diasporë ka pushimin vjetor dhe deri sa kjo mundësi ekziston askush nuk mund të marrë përgjegjësi që dikënd ta lirojë nga agjërimi për shkak të angazhimeve. Pra besimtarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, për ta shijuar edhe madhështinë e Ramazanit edhe rehatinë shpirtërore të pushimit vjetor.

– Punëtorët që kryejnë punë të ndieshme dhe me përgjegjësi ku rrezikohet shendeti dhe jeta e të tjerëve, duhet të kujdesen për organizimin e mirë të orarit të gjumit, ngase shpeshherë gjatë agjërimit më shumë mundime sjell pagjumësia se sa vetë agjërimi.

– Firmat me pronarë muslimanë t’u mundësojnë punëtorëve të tyre orar të shkurtuar gjatë Ramazanit.

– Prindërit të kujdesen për agjërimin e fëmijëve të tyre të vegjël. Shpesh ndodh kur fëmijët në moshë shumë të re, agjërojnë. Ata në shkollë e humbin fuqinë dhe nuk mund t’i përcjellin mësimet sa që krijohet pasiguaria tek mësuesit se ata mund të alivanosen apo dhe shfaqet dyshimi se këtyre fëmijëve u imponohet agjërimi nga prindërit. Në këtë aspekt ne apelojmë që fëmijët e moshave të reja të provojnë të agjërojnë vetëm gjatë fundjavës e jo edhe ditëve të punës.

10.Lutja e iftarit

Allahumme inni leke sumtu ue bike amentu ve alejke tevekkeltu ve ala rizkike eftartu (O Zoti im, për Ty agjërova në Ty besova, tek Ti mëbështetem dhe me furnizimin Tënd po bëj iftar).

ALKIG ju uron agjërim të lehtë dhe të pranuar.