ALKIG

KRIJIMI I NJERIUT SI VEPËR E ALLAHUT TË PLOTFUQISHËM

Hevzi Hasani
  • 6. May 2024
  • 0 Comments

Të dashur lexues, ashtu siç ju kam premtuar në shkrimin tim të kaluar rreth „Rëndësisë së dijës dhe edukimit në Islam“ do të mundohem të trajtojë edhe temën e dytë  që vjen menjëherë pas urdhërit për të lexuar, e që është krijimi i njeriut, me shpresë që njërëzit që lexojnë ngase leximi është edhe urdhër kuranor, sado pak të përfitojnë nga kjo çasje. Nuk ka dyshim se krijimi i njeriut është vepër e Allahut të Plotfuqishëm dhe këtë nuk mund ta mohoi askush as ateistët më të mëdhenjë që kanë ekzistuar apo që do të egzistojnë. Allahu xh.sh. i sfidoi dhe do t’i sfidoi të gjithë ata që sadopak bënë apo bëjnë përpjekje për ta anashkaluar Allahun si krijues të tyre:

„Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, ia kthejnë shpinën“? (Zuhruf, 87)

Ajo që mua më ka interesuar dhe dëshiroja tua sjell edhe juve është lidhshmëria e urdhërit për të lexuar me krijimin e njeriut si dy çështje të para që ju potencuan të Dërguarit të Allahut, Muhamed Mustafasë s.a.v.s. në shpellën Hira e i cili nuk pati as libër në dorë e as laborator për të hulumtuar.

Lidhja midis urdhërit të leximit dhe krijimit të njeriut është shumë e theksuar në këtë ajet. Përpara se të mësojë njeriu, Zoti e urdhëron atë të lexojë. Ky urdhër është i ndjekur menjëherë pas shprehjes “i Cili krijoi”. Kjo lidhje thekson rëndësinë e dijes dhe arsyes në jetën e njeriut, dhe se përpjekjet për të mësuar dhe për të kuptuar janë thelbësore për të kuptuar thelbin e krijimit të tij. Prandaj, mund të konstatojmë se aty ku mungon përpjekja për të mësuar, aty ku të arriturat shkencore nuk merren seriozisht, aty ku demotivohen të rinjët për edukim dhe avansim, aty ku privohet femra nga marrja e diturisë dhe edukimi dhe aty ku mungonë arsyeja është e pamundur të njihet vetvetja. E kush nuk e njeh vetvetën nuk e njeh as Krijuesin.  Dhe kush nuk e njeh vetëvetën e as Krijuesin si mund t’i njohë dhe edukojë të tjerët? Kështu që është një çështje komplekse e cila domosdoshmërisht kërkonë kthim te urdhëri i parë në Kuran pra “lexo” e pastaj mund të kuptojsh dhe edukojsh.

Pra, Allahu i Lartësuar fillimisht urdheroi njeriun të lexojë për të theksuar rëndësinë e dijes dhe arsyes në jetën e tij, dhe pastaj e lidhi këtë me krijimin e tij për të treguar se kuptimi i thellë i krijimit të tij dhe qëllimi i tij në tokë mund të arrihet përmes diturisë dhe përpjekjeve për të mësuar dhe për të kuptuar. Në këtë mënyrë, leximi dhe dija bëhen rruga për të arritur në njohjen e Zotit dhe në kuptimin e qëllimit të krijimit të njeriut.

Në Kuran, krijimi i njeriut është një nga temat kryesore dhe trajtohet në disa sure dhe ajete të ndryshme. Në përgjithësi, Kurani e përshkruan krijimin e njeriut si vullnet dhe si një veprim të Zotit të gjithëfuqishëm dhe të gjithëdijshëm, që e krijoi njeriun nga një substancë e cila u përkufizua si “tin” pra “dhe”  të cilin e formësoi dhe mëpastaj nga qënja e tij i dhuroi edhe shpirtin.

 

Përveç kësaj, Kurani trajton çështjen e përcaktimit të qëllimit dhe misionit të njeriut në tokë. Njeriu është krijesa më e nderuar e Allahut dhe është krijuar për të adhuruar dhe për t’i shërbyer Zotit. Ai është vëndosur në tokë për të kaluar dhe përjetuar një jetë të sinqertë dhe për të ushtruar detyrimet morale dhe etike që i janë caktuar nga Allahu. Të pregaditet për botën tjetër por të mos e harrojë as shfrytëzimin e kënaqësive të kësaj bote. Me shërbim Zotit nënkuptohet automatikisht sherbimi ndaj njeriut sepse Allahu vet është i panevojshëm për shërbimet njerëzore. Në këtë kontekst edhe njeriu më i vlefshëm përshkruhet të jetë ai i cili është më i dobishëm për njerëzimin.

Me që krijimi i njeriut është potencuar në shumë sure dhe ajete të Kur’anit si dhe hadithe të Pejgamberit s.a.v.s., është e rëndësishme të kuptohet konteksti i sureve dhe ajeteve të caktuara, pasi që secila prej tyre mund të japë një perspektivë të ndryshme lidhur me këtë temë. Gjithashtu, studimi i haditheve, që janë fjalët dhe veprat e Profetit Muhamed s.a.v.s., gjithashtu mund të ofrojë ndriçim mbi këtë çështje. Në këtë mënyrë, lexuesit mund të formojnë një kuptim më të plotë dhe të thellë për mënyrën se si Kurani trajton temën e krijimit të njeriut dhe qëllimin e tij në tokë. Prandaj, kush do që ju qaset këtyre teksteve me kompetenc profesionale mund të kuptoj më përsëafërmi atë që Allahu xh.sh. ka shfaqur për njerëzinë.

Në Kur’an Allahu xh.sh. tregonë madhështinë e Tij në krijimin e qenies njerëzore. Në të njëjtën kohë, Ai e vendosi njeriun në tokë si zëvëndës të Tij, duke e nderuar atë me pozit dhe përgjegjësi të larta për të cilat do të japë llogari para krijuesit të tij.

Nëpërmjet krijimit të njeriut, Allahu tregon dashurinë dhe kujdesin e Tij për krijesat e Tij, duke e dërguar njeriun në tokë për të përjetuar një jetë të plotë me sfida dhe provime, por gjithashtu me mundësi për të përparuar dhe për të përmbushur qëllimin e tij të jetës: për të njohur dhe për të adhuruar Zotin e tij, për të përhapur paqen dhe drejtësinë, dhe për të bërë të mira në këtë botë.

Për këtë arsye, krijimi i njeriut është shprehje e mëshirës dhe madhështisë së Zotit të gjithëfuqishëm, i cili ka krijuar njeriun në formën më të bukur dhe më të mrekullueshme dhe i ka dhënë atij mundësinë për të përjetuar dhe për të arritur përparime në rrugën drejt Tij.

Allahu i Lartësuar e potencon drejtpërdrejt në Kur’an se e nderoi njeriun lartë nga krijesat tjera, se e krijoi në formën më të bukur, por ai nganjëherë me injorancën e tij bie në nivelet më të ulta jashtë njerëzore. Nën nivel nuk bien vetëm ata që mohojnë begatit e Allahut por edhe ata që në njëfar forme keqpërdorin dhe manipulojnë me praktikimin dhe interpretimin e mësimeve të Tij duke i nxjerr ato nga konteksti kohorë dhe hapsinor.

Vahidin Beluli