Me 21.10.2018 pas seminarit ALKIG mbajti edhe mbledhjen e Kuvendit te ALKIG ku pos tjerash zgjodhi edhe Kryeimamin Ylli ef.Buraniqi dhe zevendesin e tij Usama ef. Alimi. Kuvendi i ALKIG sot aprovoj edhe disa nene te rregullores se Kuvendit si dhe diskutoi edhe projektrregulloren e zgjedhjeve.
Kryeimami i porsazgjedhur falenderoi Kuvendaret per besimin e dhene dhe theksoi se eshte pergjegjesi e madhe per mua te mbaj kete post duke patur parasyshe kapacitetet qe kishte rahmetliu Mr. Muhidin Ahmeti dhe kontributin qe ka dhene ne ALKIG.
Poashtu Kuvendi plotesoi edhe Komisionin Disciplinor ku si antare plotesues u zgjodhen Abdurrahim ef. Kamili, Sadik Sadiku dhe Sadulla Fetai kurse kete Komision e udheheq Mr. Mirsad Musliu.