Me 12.05.2018 në prani të drejtorit për diasporë pranë BIRK Mr. Ekrem ef. Simnica, kryetarit të BI të Austrisë për Salzburg Ahmet Yilmaz, kryetarit të ALKIG Vahidin ef. Beluli sidhe shumë mysafirëve tjerë u bë hapja solemne e xhamisë “Al-Ihlas” në Salzburg. Programi u pasurua edhe me paraqitjet e fëmijëve të xhamisë me ilahi, recitale dhe lexime nga Kur’ani Famëlartë. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që në prag të muajit të bekuar të Ramazanit të bëhet një hapje e tillë.
Falënderojmë kryetarin, kryesinë dhe imamin e xhamisë “Al-Ihlas” për mikpritjen sidhe lusim Allahun Fuqiplotë që të gjithë kontribuesit e ndërtimit të kësaj xhamie të i shpërblej me Xhennetin Firdeus.
Amin!
Përhajr na qoftë të gjithëve!