Këto ditë në të katër anët e botës festohet ditëlindja e më të famëshmit të njerëzisë Muhamed Mustafas s.a.w.s. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 shekuj nga ardhja e kandilit ndriques[1] mbi sipërfaqën e tokës, ai në asnjë moment nuk është harruar, por përkundrazi autoriteti i tij dita ditës sa vie e shtohet ngase këtë e garantoj Alllahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë kur i tha se vetëm “përbuzësit tuaj do të jenë të harruar dhe farësosur”[2]. Po cila është figura e Muhamedit a.s. dhe se si duhet ta njohin atë njerëzia, natyrisht se duhet kthyer në burime autentike, hyjnore, profetike, historike, shkencore dhe praktike. Shumica e njerëzve e definojn atë si themelues i një feje të re që është sipas tyre Islami kurse Allahu e përshkruan atë si përmbyllës të profetësisë që ka filluar nga Ademi a.s. njeriu i parë që është krijuar duke vazhduar me thirrjen e njëjtë nga më shumë se 124 mijë pejgamber dhe se përmbyllja e profetësisë u realizuar përmes vulës së pejgamberëve Muhamed Mustafasë s.w.s.[3] Ardhja e tij u paralajmërua edhe më herët por më konkretishtë atë e theksoi Isau a.s. i cili vertetoi atë që kishte proklamuar Musai a.s. përmes Teuratit, gjë e cila ishte edhe vërtetim i pejgamberësisë së tij pra Isaut a.s. si dhe sihariq dhe paralajmërim i ardhjes së profetit Muhamed pas tij e të cilin e quajti Ahmet.[4] Dërgimi i Muhamed Mustafasë s.a.w.s. nuk ishte mision politik por thjeshë vazhdimësi dhe përmbyllje e misonit hyjnorë që të jetë model[5] dhe shemëlltyrë për mbarë njerëzimin, njëherit edhe mëshirues[6] dhe edukatorë moral[7] për çdo gjenerat që kuptonë rolin e tij mbi sipërfaqe të tokës. Njëherit ishte edhe dëshirë e Ibrahimit a.s. stërgjyshit të shpalljeve hyjnore, i cili pasi ndërtoi Qaben ju lut Zotit[8] që ta dërgojë po nga ai vendë i shenjtë një të derguar i cili do tu citoj atyre argumentet e Zotit do tua mësoj Librin, pra Kur’anin dhe shkencën si dhe urtësinë gjegjësisht praktikën e Muhamedit s.a.w.s. apo synetin e tij si dhe karakterin e një njeriu të përkryer. Pra ky është njeriu të cilin e përshendet dhe bekon Allahu xh.sh.,[9] engjujt si dhe besimtarët në përgjithësi, ky është njeriu të cilin Allahu xh.sh. e solli si dhuratën me të madhe besimtarëve[10] edhe pse ata më parë ishin krejtësisht të humbur.
Po si u pritë ky njeri nga njerëzit dhe cili ishte reflektimi i tij? Është e ditur se që nga lindja Muhamed Mustafanë e përcollën shumë mrekulli dhe deri në moshën 40 vjeçare ishte njeri shumë i respektuar, për atë edhe barti ofiqin El-Emin “i besueshëm”. Por kur ai pranoi shpalljen nga Zoti dhe filloi misionin e tij ai hasi në vështirësi tek njerëzit e udhëheqjes politike, atyre që ushtronin dhunë dhe padrejtësi, atyre që shfrytëzonin shtresat njerëzore, atyre që bënin biznes në emër të besimit si dhe përfidëve që dëshironin të shfrytëzonin të dy palët dhe të intrigonin Muhamedin a.s. dhe pasuesit e tij. Kurse njrëzit që njihnin fenë si Behira, Vereka ibn Neufel, Nexhashiu e të tjerë mirëpritën ardhjen e këtij njeriu dhe shfaqën dëshirën për ta ndihmuar po të kishin mundësi, si dhe e paralajmëruan për reziqet që mund t’i kanoseshin.
Por si veproi Muhamedi a.s. përballë gjithë sfidave me të cilat u sfidua? Ai nuk deshi tua prish qetësinë menjëherë mekasëve, tri vjetë thirri në heshtje dhe kontaktoi njerëzit e besueshëm. Poashtu ai nuk ju rezistoi mekasëve por zgjodhi hixhretin. Ai nuk e mallkoj popullin e Taifit por bëri dua për ta. Ai nuk bëri shoqëri paralele në Medine por i ftoj të gjithë për bashkëpunim dhe mborjtej të interesave të përbashkëta qytetare. Ai nuk lejoj djalin e Abdullah iben Selulit (kryemufikut) ta ekzekutoi babain e tij kur e ofendoi publikisht Pejgaberin a.s. ai nuk ushtroj hakmarrje ndaj mekasëve pas çlirimit të Mekës por i la të gjithë të lirë.
Është interesant që edhe pas vdekjës së tij dhe edhe sot paraqitën situata të tilla që sfidojnë muslimanët dhe shoqërinë në përgjithësi me figurën e Muhamed Mustafasë e që reaksioni i muslimanëve është i llojllojshëm dhe mund të themi se jo çdo herë në përputhëshmëri me mësimet e figurës më të ndritshme të njerëzisë. Muhamed Mustafaja pati vazhdiisht dhe ka edhe sot kundërshtarë nga njerëzit e politikave që lidhen me interesat e tyre zgjedhore dhe njerëzit që nuk kanë njohuri lidhur me figurën dhe rolin e Muhamedi a.s. Ata mundohen me qëllim apo pa vetëdije ta njollosin figurën e Muhamedit a.s. dhe t’i provokojnë muslimanët edhe pse njerëzit e dijës kanë dhënë vlerësimin e tyre për përsonalitetin e tij dhe e kanë radhitur atë nga njërzit më të dobishëm për njerëzinë.
Kushdo që ka sfiduar vetvetën me Muhamedin a.s. ka dështuar, që nga Ebu Lehebi e deri tek socialistët, komunistët e enveristët, por është fatkeqësi që këtë nuk po e kuptojnë apo qëllimisht po gabojnë edhe demokratët, por kam shumë bindje se ata herët apo vonë do ta kuptojn dështimin dhe do të pendohen apo do të turpërohen. Shpeshë preh e provokimeve të demokracisë dhe fjalës së lirë po bien edhe muslimanët. Po të ishte Muhamed Mustafaja në ditëlindjen e tij sot në mesin tonë nuk do t’ju gëzohej demonstratave të dhunshme në Danimark për shkak të karikaturave sepse simboli dhe dëshira e tij ka qënë paqja. Ai sigurisht se nuk do t’i gëzohej as sulmit ndaj gazetës francese sepse ai të keqën nuk e ktheu asnjhërë me të keqe, por sigurisht do të thoshte o Zot udhëzoj se këta nuk po dinë. E aq më tepër nuk do t’i gëzohej ekzekutimit të mësuesit të historisë sepse ai e donte dijën pavarësisht se kush e sjellë atë. A duhet ta harrojm ne thënjen e tij të famshme “kërkoni diturinë qoft edhe në Kinë”
Po a nuk i përjetoj këto ofendime vetë i Dërguari i Allahut live sa ishte gjallë dhe asnjëherë nuk ushtroi dhunë ndaj askujt edhe pse kishte mundësi. Nëse nuk pajtoheni më këtë mendim vetëm po ju rikujtojmë ndodhitë që citon Kur’ani. A nuk i thanë atij në prezenc se “ai është i çmendur”[11], se ai është “sihirbërës”[12], se kush është i nënçmuar[13]. A nuk e akuzuan se nuk është i drejtë dhe nuk trajton njërzit si duhet?[14]
Se vrazhdësia nuk ishte cilësi e Pejgamberit a.s. dhe se nuk është strategji e davës por e kundërta e saj na bënë me dije vetë Kur’ani.[15]
Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Muhamed Mustafanë s.a.w.s., udhëzimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi ata që nuk dinë dhe figura dhe vepra e Muahmedit a.s. qofshin shembull për ne për të realizuar emanetin që bartim mbi supet tona.
_____________________________
[1] Ahzab: 46
[2] Keuther: 3
[3] Ahzab: 40
[4] Saf: 6
[5] Ahzab: 21
[6] Enbija:107
[7] Transmetim nga Ebu Hurejre r.a.
[8] Bekare: 129
[9] Ahzab:56
[10] Ali Imran: 164
[11] Kalem: 51
[12] Safat: 15
[13] Munafikun: 8
[14] Teube: 58
[15] Ali Imran: 159