EdukimKulturëLajmërime

Doli në shitje libri më i ri për fëmijë “AlifBetare” nga Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri

libri-alifbetareLibri i titulluar „ AlifBETARE“ është libri i parë fetar për fëmijë që është shkruar në formë të Abetares shkollore. Libri është i punuar për fëmijë të moshës shtatë-tetë vjeçare, që sapo kanë filluar të ndjekin mësim-besimin fetar në xhami. Ata kanë mundësi të njihen për herë të parë me shkronjat e Kur´anit, me formën dhe leximin e tyre. Meqë në të njëjtën kohë mësimin fetar në xhami e ndjekin fëmijë të grup-moshave të ndryshme, libri mundëson që fëmijët të punojnë edhe vetë, në mënyrë të pavarur.

Çdo shkronjë është e lidhur me një fjalë apo temë nga mësimet islame. Kështu fëmijët e kanë më lehtë memorizimin e shkronjës duke krijuar një foto (pamje) në të menduarit e tyre nga ajo shkronjë. Gjatë trajtimit të këtyre temave, fëmijët gjithashtu kanë mundësi të njihen me mësimet kryesore islame, duke mbjellur tek ta dashuri ndaj mësimeve islame. Ata do të kenë mundësi të flasin për vete, për ndjenjat e tyre që i lidhin me temën në fjalë. Para se të mbillet tek fëmija ndjenja e obligueshmërisë është me rëndësi të mbillet ndjenja e dashurisë. Pra, para se fëmija të thotë: „Unë duhet patjetër të falem pesë herë në ditë“, ai do të thotë: „ Unë dua të falem për Allahun.“

Librin e punuan Asim Ibraimi dhe Nxënësit e Medresesë së Linzit

Të gjithë ata që dëshirojnë të e para-porosisin le të lajmërohen në:https://www.facebook.com/UNIONIAustri/ apo në numrin e telefonit +43 650 30 71 284

Libri kushton 7€ plus dërgesa me postë: (Austri: 1,60€, Gjermani dhe Zvicërr 3,60€)

Close