Me 27.04. 2024 u shënua 20 vjetori i themelit të xhamisë Abdyl Frashëri në St. Pölten, manifestim ky që solli në kujtesë fillesat e para të organizimit fetarë dhe kombëtarë në këtë qytet, plot 20 vite funksionimi dhe veprimtarie për të mirë të fesë dhe kombit, në mënyrë që të sjell një copëz të vendlindjes këtu në mërgim, vullnetarë dhe dashamirë morën përsipër që t’i prinë kësaj pune dhe të shkruajn historinë, gjë e cila do të ngel një gjurmë e pashlyer në jetën e shumë njerëzve të këtij nënqielli.
Ky event u shënua në prezencën e shumë mysafirëve, imamëve, kryetarëve të xhamive, institucioneve të jetës publike dhe shumë antarëve të kësaj xhamie.
Hapja e programit u bë me leximin e Kur’anit nga imami i xhamisë hfz. Avni Beçiri, për të vazhduar moderimi i këtij programi nga dy të rinjë e xhamisë në dy gjuhë, shqipe dhe gjermane.
Mysafirët në emër të xhamisë i përshëndeti kryetari i xhamisë, z. Sulajman Zendeli, i cili i’u dëshiroi mirseardhje, dhe njëherit i falenderoi ata për pjesmarjen e tyre.
Rreth historikut dhe zhvillimeve të xhamisë foli kryetari i parë i kësaj xhamie z. Mevludin Zendeli, i potencoi vullnetin e madhë të rinisë për të qënë në krah të xhamisë dhe nevojave të saja si dhe pasqyroi peripecitë që ka kaluar xhamia në fillimet e saja.
Fjalë rasti në këtë event mbajti kryetari i Komunitetit Shqiptarë në Austri Vahidin ef. Beluli, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Austrinë e Ulët z. Murat Katik i cili përfaqësoi edhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë Mr. Ümit Vural, zv. kryetari i Komunës z. Harald Ludwig, Dr. Fahrudin Ebibi, profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, Ahmed ef.Asllani, imam në xhaminë e fshatit Vishticë – Kumanovë si dhe Umej ef. Fejzuli, sekretar në Muftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë.
Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e xhamisë, ndikimin dhe rolin e saj në jetën e besimtarit si dhe peshën e funksionalitetit shumë dimensional të saj në këto troje. Gjithashtu u theksua edhe domosdoshmëria e antarësimit në xhami dhe nevoja e kontributit të gjithësecilit për këto qendra islame.
……..
Eventi u mbyll me një dua nga kryeimami i ALKIG-ut Emin ef. Limani si dhe me një koktej të përgatitur nga antarët e xhamisë