Me 24.02.2018 u bë hapja solemne e xhamisë Atdheu në Steyr të Austrisë. Në këtë manifestim morën pjesë; kryetari i BI të Austrisë Ibrahim Olgun, kryetri i Këshillit të BI për Austrinë e Epërme hfz. Murat Baser, inspektori i arsimit për lëndën fetare islame në Austriën e Epërme hfz. Senad Podojak, kryetari i ALKIG Vahidin Beluli, imamët dhe kryetarët e xhamive të Steyr, si dhe imamët dhe kryetarët e xhamive shqiptare të Austrisë së Epërme.
Falenderojmë kryesinë e xhamisë në krye me z. Bekim Islamin për mikpritje. Allahu i shpërbleft të gjithë ata që kanë kontribuar që shqiptarët të kenë edhe një xhami në Steyr.