ALKIG

Haxhi & Umre

ALKIG duke u bazuar në Statutin e vet është i obliguar që për të interesuarit shqiptarë nga Austria të organizojë shkuarjen në haxh dhe umre. Qysh pas themelimit Unioni i atëhershëm në bashkëpunim me organizatat tjera të organizimit të haxhit ka organizuar haxhin dhe umrën edhe për shqiptarët e Austrisë. Meqë xhematet shqiptare kanë katër lloje nënshtetësish; austriake, kosovare, maqedonase, dhe serbe, ky organizim nuk ishte i lehtë ngase sistemi i marrjes së vizave ishte i komplikuar.

Me kalimin e kohës dhe nga përvoja , përgjegjësit e haxhit brenda ALKIG-ut janë munduar që gjithmonë të përmirësojnë kushtet e haxhit dhe umrës; si afërsinë e hoteleve, kualitetin e ushqimit si dhe shërbimet organizative dhe udhëheqëse, kështu që mund të themi se haxhinjët dhe umrexhinjët shqiptarë kanë patur kushtet më të mira gati se nga të gjithë organizatorët që organizojnë kryerjen e këtyre ibadeteve nga Austria.

Zakonisht ALKIG përveç haxhit organizon edhe umre në dhjetorë dhe dy vitet e fundit ka organizuar umre edhe në shkurt. Organizimi i haxhit dhe umrës nga ALKIG nuk është komercial por përgjegjësi para xhemateve tona, prandaj edhe kushtet janë më të favorshme për ata që kryejnë haxhin apo umrën me ALKIG-un.