Imamët e Komunitetit Shqiptarë të Bashkësisë Islame të Austrisë së bashku me Kryesitë e xhamive anëtare në ALKIG nga e gjithë Austria sot nderuan dhe u lutën për viktimat e sulmit terroristë në mbrëmjën e të hënës së kaluar në Vjenë.
Edhe për kundër angazhimeve të shtuara të të djelës në vendin e tyre të punës Imamët e ALKIG-ut këtë të dielë morën rrugët e Austrisë për të nderuar dhe për tu lutur bashkarisht për viktimat në vendin e ngjarjes. Gjatë ceremonisë së nderimit ata lexuan pjesë nga libri i shenjtë dhe bënë lutje për viktimat, familjarët dhe të plagosurit.
ALKIG ka dënuar ashpër sulmin e të hënës ku jo vetëm Vjena por e gjithë Austria dhe më gjërë kaluan natën më të frikshme ku nuk dihej se çfarë po ndodhte. Kryetari i ALKIG-ut Vahidin Beluli ka theksuar se “Një akt i tillë është i turpshëm dhe i papranuar nga kushdoqoft, pavarësisht prejardhjes, fesë apo ideologjisë”
ALKIG lutet që raste të tilla të mos ndodhin askundë dhe ky rast të jetë mësim për të gjithë shoqërinë që të mos përçahemi por bashkarisht të mobilizohemi kundër luftimit të çdo faktori që prish rendin dhe qetësinë e shtetit si dhe vënë në lajthitje bashkëjetesën që bashkarisht e kemi ndërtuar.
Ne vazhdimisht u kemi bërë thirrje xhemateve tona e veqmas rinis që të mos të largohen nga mësimet dhe linjat të cilat proklamon komuniteti jonë ngase mund të bien në rreziqe. Por për fat të keq paska patur përsoan që jasht xhemateve tona kanë zgjedhë rrugën e gabuar për t’u radikalizuar dhe për të realizuar imagjinatat e tyre te gabuara.
Vjenë, me: 8.11.2020
Komuniteti Shqiptarë i Bashkësisë Islame të Austrisë