Aktivitete

Katallogu i kritereve për imam dhe xhami

Imamët dhe kryetarët e xhamive shqiptare në Austri sot me 04.03.2018 patën rastin të informohen më përsëafërmi me katallogun e kritereve për imam dhe xhami të hartuar nga BI e Austrisë.
Mr. Esad Memic zëvëndës kryetar i BI të Austrisë dhe njëherit edhe përgjegjës për komunitetet fetare islame në Austri referoi para antarëve të Kuvendit të ALKIG për realizimin e katallogut të kritereve për imam dhe xhami fazat, e implementimit të tij si dhe përkushtueshmerin e imamëve dhe kryesive për realizimin e këtij katallogu. Ai potencoi se dikur ishte mësimi i lëndës fetare në shkolla në qëndër të kritikës dhe ajo ka bërë që sot mësimi në shkolla ka arritur në një shkallë të lartë profesionale kurse tashë temë qendrore e kritikave janë xhamit, prandaj shpresojm se përmes këtij katallogu në një të afërme të shpejt do të avansohen shërbimet dhe aktivitetet nëpër xhami jo vetëm për qështje religjioze por edhe në segmente tjera edukativo shoqërore. Ai poashtu foli edhe për rolin e ALKIG dhe porosit që xhamitë shqiptare të qëndrojn të bashkuar për të ruajtur autonomisë që ka ALKIG.
Më pastaj Kuvendi i ALKIG mbajti mbledhjen e radhës ku edhe zgjodhi Emin ef. Limanin kryetar të Kuvendit pasi që hfz. Mahir Zekiri kishte dhënë dorheqje nga ky post si dhe bëri edhe disa zëvëndësime në Kryesi.

Close