Bashësia Islame e Austrisë tashmë ka aprovuar katallogun e kritereve për imamë dhe xhami. Ky katallog u përpilua nga ekspert të kësaj lëmie. Katallogun tash e pretë faza e dytë, e që është parapregaditjet dhe trajnimet e kuadrit për fillimin e zbatimit të tij. Dje imamët e Austrisë në xhaminë e shqiptarëve në Krems mbajtën një takim lidhur me këtë temë ku ata u informuan për ecurin e hartimit të katallogut dhe përmbajtjen e tij dhe më pastaj u diskutua edhe për nevojën e trajnimeve dhe mundësinë e zbatimit të kritereve të parapara në katallog. Në mungesë të Kryeimamit për shkaqe shendetësore, takimin e udhëhoqi zv. Kryeimami Rushan ef. Bajrami kurse për kriteret e katallogut referoi Asim ef. Ibraimi. Që të dy ishin edhe pjesmarrës në grupin punues të katallogut.