Komunitetit Shqiptarë i Bashkësisë Islame të Austrisë denon ashpër sulmin terrorist në natën e mbrëmshme në kryeqytetin e Austrë. Njëherit shprehim ngushllimet më të thella për familjarët e viktimave, Zoti u ndihmoft për ta kaluar këtë dhimbje e cila asnjëherë nuk do të harrohet. Poashtu lutemi që të plagosurit dhe të lënduarit sa më shpejt të sherohen. Në kohën kur ne po luftojm me pandeminë të na shtohet edhe një brengë e tillë është jashtë çdo logjike, jashtë njërëzore, jo demokratike e mbi të gjitha joislame. Një akt i tillë është i tupshëm dhe i papranueshëm nga kushdoqoft, pa dallime nacionale, fetare e ideologjike.
Ne jemi informuar nga mediat se sulmuesi ka rrënje shqiptare dhe sipas informatave që kemi sulmuesi nuk ka frekuentuar në xhamitë tona.
Ne jemi thelle të prekur më këtë sulm makabër, ngase si shqiptarë respektojm vlerat njerëzore, demokratike dhe fetare dhe jemi tolerant ngase jo vetëm në diasporë por edhe në vendet tona bashkëjetojm me kultura dhe fe të ndryshme.