Aktivitete

Lista e dhuruesve të “Pakosë së Ramazanit 2020”

Eselamu alejkum të nderuar dhurues të Pakos së Ramazanit 2020!

Muaji i Ramazanit përveq që dallohet si muaj i mëshirës, faljes dhe shpëtimit nga ndëshkimet, njëherit dallohet edhe si muaj i bamirësisë, empatis, dashurisë dhe solidaritetit. Për këtë arsye ALKIG e ka parë të arsyeshme që të filloj me një aksion humanitarë “Pakoja e Ramazanit 2020” me një shumë simbolike prej 30€ me shpresë që të paktën të gëzojm ndonjë familje me nevojë në ditët e fundit të muajit të solidaritetit apo edhe në ditët e festës së Bajrmait. Ju patët besimin ndaj nesh dhe ju përgjigjët këtij aksioni në kohë pandemie kur secili kishte nevoj ndoshta edhe më shumë për vete, por ju ju përgjigjët aksionit më shumë se sa që ne kemi pritur duke patur parasysh se xhematet nuk i kemi patur nëpër  xhami ngase ato ishin të mbyllura për shkak të pandemisë.

Për këtë arsye ne ndiejm përgjegjësi morale dhe fetare t’ju njoftojm për ecurinë dhe realizimin e këtij aksioni. Në xhirollogarinë tonë gjithsejt kanë ardhur 4930 €. Për shkak se ju si dhurues vini nga trojet e ndryshme shqiptare ne kemi bërë një ndarje të këtyre mjeteve duke përfshirë Luginën e Preshevës, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Shpërndarja e pakove është bërë përmes logjistikës së KBI të Preshëvës, Myftinisë së Shkodrës, Shoqatës Bereqeti dhe Myftinisë së Tetovës, gjë për të cilën ne shfrytëzojm rastin t’i falenderojmë përsonat me të cilët kemi bashkëpunuar si; kryetarin e KBI të Preshevës Sevdail ef. Jakupin, Myftiun e Shkodrës Muhamet ef. Sytarin, udhëheqësin e Shoqatës Bamirëse Bereqeti Behexhet ef. Ajvazi dhe Myftiun e Tetovës Qani ef. Nesimin të cilët morrën për sipër përzgjedhjen e familjeve dhe shpërndarjen e pakove.

Kryesia e ALKIG-ut është lutur vazhdimisht gjatë Ramazanit e lutet edhe tash që Allahu xh.sh. të ketë pranuar sadakanë tuaj si dhe  tua shtojë të mirat dhe bereqetin juve dhe familjeve tuaja. Atë që dhuroni në këtë botë do ta gjeni në librezën e kursimeve tuaja  në ahiret sepse sadakaja juaj ka gëzuar ata të cilët kanë qënë me halle dhe nevojtarë në ditët kur çdo besimtarë duhet të jetë i gëzuar.

Për të qënë transparent ndaj jush kemi menduar që t’i publikojm dhuruesit e sadakasë përmes shkurtesave duke përfshirë dy shkronjat e para të emrit dhe dy shkronjat e para të mbiemrit, psh. Nëse improvizojm emrat si AGRON BERISHA do ta kishte shkurtesën AGBE. Aty ku shenojn edhe emrat e bashkëshortëve vijn edhe dy shkronjat e emrit të bashkëshortës ose bashkëshortit psh. AGRON LULJETA BERISHA do ta kishte shkurtesën AGLUBE . Nese emrat përbehen nga shkronjat dy shifrore atëher janë shenuar tri shkronjat e para psh. XHEMIL SHABANI  shkrutesa do të ishte XHESHA. Në këtë formë ju mund ta identifikoni vetën tuaj në listën e publikuar nga ne me shkurtesa ku mund ta shiqoni edhe datën kur të hollat kanë dalë në xhirollogarinë tonë si dhe shumën që ju keni dhuruar. Këtë e kemi bërë për shkak të mbrojtjes së të dhënave përsonale si dhe për të mos shkaktuar pakënaqësi tek ndonjë dhurues që nuk dëshiron që emri apo shuma e tij të jetë publik. Për pyetje, sygjerime apo edhe vërejtje na shkruani në: fondacionialkig@alkig.at

Allahu ju shpërbleft për kontributin tuaj!

Ve selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Kryesia e ALKIG-ut

 

Postime në facebook:

https://www.facebook.com/bereqeti/photos/a.691005004356508/2284346098355716/?type=3&theater

https://www.facebook.com/myftiniatetove/posts/1377005712507070

Lista e dhuruesve për shkarkim si PDF!

Close