Tё gjitha falёnderimet dhe lёvdimet i pёrkasin Allahut, Zotit tё tё gjitha botёve i Cili na ka udhёzuar nё fenё Islame se po tё mos ishte udhёzimi i Tij edhe ne do tё ishin tё paudhёzuar. Salavatet dhe selamet qofshin mbi tё Dёrguarin tonё Muhamedin s.a.w.s. mbi familjen e tij, shokёt e tij dhe mbi gjithё Ummetin e tii deri nё momentin e fundit tё kёtij kosmosi.
Tё ndёruar vëllëzër dhe motra! Tashmё gjendemi nё muajin madhёshtor muajin Shaban. I Dёrguari s.a.w.s. e ka konsideruar shumё tё begatshёm dhe me vlera tё mёdha kёtё muaj dhe se ketё muaj e ka veçuar prej muajve tё tjerё. Transmetohet nga Usame bin Zejdi r.a. i cili e kishte pyetur tё Dёrguarin s.a.w.s duke i thёnё: o i Dёrguari i Allahut, nuk tё kam pa nё asnjё muaj kёshtu tё angazhuar me agjёrim sikurse nё muajin Shaban? I Dёrguari s.a.w.s. i përgjigjet duke i thёnё: “Ky ёshtё muaji nё mes Rexhebit dhe Ramazanit kur njerëzit tregohen tё pakujdesshëm. Ёshtё muaji ku ngritën tek Allahu veprat-punёt (tona), e unё dua qё vepra ime tё ngirtet duke qenё i agjёrueshёm”. Patjetёr se ky muaji ёshtё diçka shumё i rëndësishëm pasi qe veçohet agjёrimi gjatё kёtij muaji, e qё pa dyshim ёshtё ajo se veprat e kryera brenda njё vitet mu nё kёtё muaj ngritën tek Allahu i Lartёsuar sikurse qё ngritën pёr çdo tё hёne e tё enjte brenda javёs. Ajo qё mund tё pёrmendim nё kёtё rast ёshtё se ngritja e veprave tek Allahu i Madhёrishёm ёshtё tri lloje:
a. Veprat qё kryen natёn ngritën para atyre qё veprohen ditёn dhe ato qё punohen ditёn ngritën para atyre qё kryehn natёn,
b. Ngritën tek Allahu veprat qё janё punuar nё ditёn e hёnё dhe atё tё enjte,
c. Veprat e kryera gjatё njё vitit ngritёn nё muajin Shaban nё veçanti.
Ebu Hurejra ka transmetuar: ” I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: Engjëjt ndërrohen mes jush natën dhe ditën dhe të gjithë mblidhen në namazin e sabahut dhe të iqindisё. Ata (nga engjëjt) që e kalojnë natën mes jush, pastaj ngjiten dhe Zoti i tyre i pyet ata, edhe pse Ai është më i informuari për ta: Si i latë robërit e Mi? -Thonë: I lamë ata derisa po faleshin dhe erdhëm tek ata derisa ata faleshin”. Po ashtu Aisheja r.a. pёr tё treguar rendësin e madhe qё ka ky muaj pёrmend atё se i Dёrguari s.a.w.s. pёrveç muajit ramazan qё ka qenё shumё i pёrkushtuar me agjёrim dhe adhurim, pёrkushtim nё agjёrim dhe adhurim ka pasur nё mёnyrё tё veçantё.
Vallё sikur ne tё pyesim vetёn dhe juve se nё çfarё mёnyrё deshirojmё qё tё ngritën veprat tona tek Allahu i Lartёsuar? Pёrgjigja e sigurt nga tё gjithё do tё ishte: qё veprat tona tё jenё tё mira kur tё ngritёn tek Allahu i Lartёsuar. Prandaj tё angazhohemi me ibadet dhe adhurim dhe qё nё mёnyrё tё veçantё tё shfrytëzojmë begatit e kёtij muaji madhёshtor. Mos tё harrojmё se nё kёtё muaj ёshtё njё natё shumё madhështore e ajo natё ёshtё nata e mesit tё kёtij muaj qё ёshtё e njohur si nata e Beratit. Transmetohet se Ali bin Ebu Talibi ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur të jetë nata e mesit të Shabanit, kaloni natën në namaz dhe agjëroni atë ditë. Sepse Allahu zbret në perëndim të diellit të asaj nate në qiellin më të ulët dhe thotë: “A nuk ka njeri që të më kërkojë falje, që ta fal? A nuk ka njeri që do të më kërkojë furnizim që Unë ta furnizoj atë? A nuk ka njeri që e godet telashja, që Unё t’ia lehtësoj?’ E kështu me radhë, derisa të vijë agimi.”. Po ashtu pёr vlerёn e natёs e mesme tё muajit Shaban – natёn e madhe tё Beratit transmetohet se i Dёrguari s.a.w.s. ka thёnё: “Vёrtetё Allahu do tё zbres nё natёn e mesme tё muajit Shaban dhe do t’i falё tё gjithё pos atyre qё i kanё bёrё rival Atij dhe atyre qё kanё armiqёsi mes vete”.
Bazuar nё hadithin e lartcekur neve na mbetet qё tё këshillojmë njёri tjetrin qё tё shtojmë adhurimin dhe kërkimin e faljes nё kёtё muaj dhe nё veçanti nё natёn e madhe tё Beratit kur tё tjerёt janё tё futur thellё nё mёkate dhe nё vepra tё ndaluara. Tё nxitojmë qё tё bёjmё vepra tё mira dhe tё shfrytëzojmë kohёn dhe çdo moment duke kërkuar falje nga Allahu i Madhërishëm ngase Ai ёshtё Falёs i Madhё dhe i Gjithmёshirshёm, tё nxitojmё duke i pёrmirёsuar raportet tona familjare e shoqёrore, ngase vetёm nё kёtё mёnyrё mund tё arrijm faljen dhe shpёrblimin nga Allahu i Madhёrishёm.
Vёlla i dashur myslimanё! Shiko vetёn tende se nё cilin grup tё njerёzeve je, zgjohu duke e pёrmirёsuar vetёn, duke u larguar prej gjynaheve, duke i shtuar veprat e mira, duke u lutur, duke u penduar dhe duke e shfrytёzuar kёtё kohё tё kёtij mauji pёr tё arritur mёshirёn dhe faljen e garantuar nga Allahu i Madhёrishёm.
Tё kemi kujdes qё kёtё muaj madhёshtorё dhe kёtё natё tё madhe tё Beratit ta shfrytёzojm duke kёrkuar falje dhe duke u penduar pёr gabimet tona tek Allahu, Zoti i tё gjitha botёve. Nё fund e lusim Allahun e Madhërishëm tё na pranoj pendimin nё veçanti nё kёtё tё natё madhёshtore duke na shpёtuar prej dёnimit tё zjarrit dhe tё na fus nё xhenetet e Tija.
Urime Nata e Madhe e Beratit!