Opinioni I IGGO-së për zhvillimet në Kuds (Jeruzalem)
Ne jemi thellë të shokuar nga ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme. Jeruzalemi ka një rëndësi të madhe historike e shpirtërore për të tre fetë ‘’Ibrahimike’’. Jeruzalemi ishte symbol i paqes ndërfetare për mijëra vite. Për dekada, komuniteti ndërkombëtar ka punuar fuqishëm për të arritur paqe mes palëve, gjë e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin dhe botën.
Deklarata e fundit e presidentit të SHBA-ve për Jeruzalemin, në kundërshtim me rezolutat ndërkombëtare, tani po rrezikon të gjitha përpjekjet e bëra në dekadat e fundit. Ngjarjet që pasuan çuan në disa qindra demonstrues të plagosur në Jerusalem në këtë kohë. Despotizmi historik i administratës së Trump është pa dyshim një kërcënim serioz për paqen në Lindjen e Mesme. Kemi frikë se ky vendim do të çojë në trazirat e mëtejme dypalëshe në Jerusalem, dhe me këtë rast u kërkojë të gjitha palëve të ushtrojnë kujdes dhe racionalitet.
Këto shqetësime u ngritën gjithashtu nga Papa, i cili në vërejtjet e tij vuri në dukje rëndësinë e Jeruzalemit për të gjitha tre fetë ‘’Ibrahamike’’ botërore. Prandaj është shumë e rëndësishme për ne që të marrim një qëndrim të qartë kundër dhunës së rilindur në Lindjen e Mesme.
Në vitet e fundit, si një shoqëri austriake, kemi parë se si krizat ushtarake dhe luftërat nga jashtë kanë pasur një ndikim negativ në jetën tonë në Evropë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror. Vuajtja dhe mjerimi që po lindin si rezultat i përfundimit të procesit të paqes, edhe një herë përbën një rrezik konkret dhe real, edhe për ne evropianët. Prandaj, mirëpresim kritikat e qarta të shumë qeverive evropiane, si dhe pozicionimin e qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë kundër shkeljes së papërgjegjshme të së drejtës ndërkombëtare në Jeruzalem.
Kritika legjitime e shumë qeverive evropiane dhe pozicionimi i tyre i qartë tregon se njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit jo vetëm që shkel ligjin ndërkombëtar, por është gjithashtu edhe kundër paqes. Kjo është qartësisht e dënueshme.