Sot me 01.03.2018 në hollin e bibliotekës së fakultetit teologjik në Salzburg të Austrisë në një ceremoni festive u bë ndarja e çmimit memorial Kurt Schubert. Ky çmim këtë vitë për herë të parë iu nda një myslimani e ngjarja bëhet edhe më madhështore kur ky mysliman është shqiptari Prof. Dr. Zekirija Sejdini. Vlen të theksohet se në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të jetës politike, asaj fetare sidhe akademike të Austrisë. Në emër të ALKIG në këtë ceremoni Asim ef. Ibraimi i dhuroi Prof. Sejdinit një dhuratë simbolike duke iu falënderuar atij për punën e palodhshme që po e bënë.
Ne jemi krenar me Prof. Dr. Zekirija Sejdini dhe iu urojmë atij edhe shumë suksese tjera!