ALKIG

Roli i imamit në shoqëri

Hevzi Hasani
  • 3. March 2024
  • 0 Comments

Të shtunën me 02.03.2024 Asambleja e Imamëve të ALKIG-ut mbajti takimin e radhës në xhaminë Vëllazërimi në St. Poelten. Ky takim ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë imamët dhe mësuesit e lëndës fetre islame në shkollat publike të Austrisë diskutuan rreth pregaditjeve për Ramazan si dhe zgjodhën edhe Kryeimamin e ALKIG-ut Emin ef. Limanin, pasi që një kohë posti i Kryeimamit ishte ushturar nga sekretari si ushtrues detyre. Kurse pjesa e dytë ishte paraparë për tranjnim.

Kësaj radhe duke marrë si motiv hadithin e Pejgaberit a.s. “Nuk ka besuar ai nga gjuha dhe dora e të cilit nuk ndihen të sigurt të tjerët” ishte ftuar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Austrisë (IGGO) mr. Umit Vural i cili përcolli mesazhet e tij tek asambleistët e ALKIG-ut si kryetarë i rizgjedhur i IGGO dhe njëherit foli rreth rëndësisë së imamit si autoritet shpirtërorë në shoqëri si dhe rreth obligimeve dhe përgjegjësive të imamit dhe mësuesit të lëndës fetare islame në shkolla publike. Ai veçanrisht vuri në theks radikalizimin e të rinjëve dhe kjart u shpresh se një vend në të cilin ka shenja radikalizimi mund ta quajsh si do ndryshe por nuk mund ta qujsh assesi xhami, ngase roli dhe funksioni i xhamisë është për të kryer ibadetet dhe për të qënë i dobishëm për shoqëri duke kultivuar vlerat morale dhe shoqërore.

Poashtu në këtë trajnim ishte i ftuar edhe avokati i mirënjohur shqiptarë mr. Mirsad Musliu i cili referoi rreth temës: Shqiptarët në burgjet e Austrisë, deliktët dhe faktorët që qojnë në kryerjen e tyre” i cili theksoi se deliktet e shqiptarëve më shumë kanë të bëjnë me narkomani dhe dhunë në familje. Motivi pse kyqën në kurthet e narkomanisë është dëshira për t’u pasuruar shpejt apo borxhet në të cilat ata janë futur pas vetpërdorimit të lëndëve narkotike. Kurse dhuna në familje vjenë si rezultat i reagimit afektiv, pas të cilit gati se të gjithë ushtruesit e dhunës shprehin pendimin e tyre.

Pas këtij trajnimi i cili ishte mjaft interesant u diskutua që ALKIG duhet të hartojë një strategji që në vitet e ardhëshme të fokusohet që në formë profesionale të jep kontributin e tij për sensibilizimin e pupullatës shqiptare në Austri lidhur me këto dukuri negative.