Komuniteti Shqipëtar I Bashkësisë Islame të Austrisë (ALKIG) është pjesë e Bashkësisë Islame të Austrisë dhe njëherit edhe organ i pavarur me të drejtë publike juridike, sipas nenit 19 të kushtetutës së Bashkësisë Islame të Austrisë në përëputhje me nenin 8 të ligjit shtetëror për çështjet juridike të bashkësive islame sipas ligjit rreth Islamit të vitit 2015.
Komuniteti Shqiptarë është themeluar në vitin 2006 si nevojë e bashkëpunimi të xhamive shqiptare për ndjekjen dhe zhvillimin e aktiviteteve në formë të unisuar.
Komuniteti në bazë të kornizave ligjore dhe resurseve eksituese kujdeset për përmbushjen e nevojave religjioze, kulturore dhe sociale të anëtarëve të vet duke përfillë shkollën juridike hanefite dhe duke ruajtur traditat shqiptare si dhe të sigurojë institucionet e nevojshme si dhe arsimimin e personelit të nevojshëm.
Komuniteti promovon dialogun interkulturor dhe intereligjioz të antarëve të vet. Interesat tjera në të gjitha çështjet religjioze të cilat janë jashtë kompetencave të Komunitetit do të barten tek Bashkësia Islame e Austrisë si institucioni më i lartë për çështje religjioze në vend.
Në aspektin hapësinor kompetencat e Komunitetit shtrihen në mbarë territorin federal të Republikës së Austrisë, kurse nga aspekti personal mbulon të gjithë anëtarët e vetë.
Komunitetit i takojnë të gjithë muslimanët e etnitetit shqiptar të cilët kanë lejeqendrim në hapësirën federale të Republikës së Austrisë.
Ofrojmë:
Mbajmë lidhjet në mes xhamive shqiptare në Austri
Përcjellim informatat e rëndësishme tek xhamit tona
Interesohemi për nevojat e xhamive, organeve si dhe anëtarëve të tyre
Ofrojmë përkrahje profesionale, personel dhe projekte për zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare, kulturore dhe sociale për komunitetin tonë
Përfaqësojmë komumitetin tonë në instancat më të larta hierarkike dhe institucionet relevante në Austri dhe jashtë saj
Përcjellim punën dhe aktivitetet e xhamive tona
Kryejmë shërbime fetare, humanitare dhe mediale për komunitetin shqiptarë në Austri
Dëshirojmë:
Ndjekjen e rrugës së mesme të predikimit dhe zbatimit të fesë islame në përputhshmëri me kontekstin evropian
Zgjedhjen e rrugës dhe mjeteve për përmbushjen e nevojave religjioze, kulturore dhe sociale të anëtarëve tonë, sipas mësimeve islame të theksuara nga Bashkësia Islame e Austrisë duke u bazuar në Kuran dhe Synet si dhe të punohet në përputhshmëri me Ligjin dhe Kushtetuten e vendit
Njohjen e vlerave universale njerëzore si: lirin, barazin, drejtësin dhe paqen për të gjithë
Të kontribuojmë në barazi gjinore dhe të trajtojmë si partner të përbashkët femrat dhe meshkujt
Të çmojmë dhe participojmë në dialog të mirëfillt interreligjioz dhe interkulturor.
Mjetet:
Shoqërime
Këshillime të ndërsjellta
Rekomandime
Trajnime
Evaluim