Rreth nesh

Nga Unioni në ALKIG

Sikurse edhe vitet tjera Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri u mundua edhe gjatë vitit 2016 të bëjë koordinimin e orginaizimit të jetës fetare brenda xhamive shqiptare këtu në Austri. Si çdo vitë obligimet tradicionale Unioni është munduar t’i qoj në vendin e vet. Por gjatë këtij viti Unionin nuk e pritën vetëm obligimet tradicionalo-fetare por edhe një sfide e cila ishte me shumë angazhine dhe përgjegjësi, dhe njëherit edhe vendimtare për ecurin e Unionit në të ardhmën. Fjala është për riorganizimin e Bashkësisë Islame të Austrisë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri rreth islamit dhe hyrjes se tij në fuqi që nga marsi i vitit 2016. Përpunimi i Kushtetutës së Bashkësisë Islam të Austrsë që të jetë në përputhje me ligjn e ri, përpilimi i mësimeve parimore të Islamit sipas Bashkësisë Islame të Austrisë, themelimi i komunitetit fetar shqiptarë (Kultusgemeinde), hartimi i statutit të komunitetit fetar, zgjedhja e organeve të komunitetit fetar, pozicionimi në zgjedhjet e Bashkësisë Islame ishin sfida me të cilat u ballafaqua Unioni gjatë këtij viti. Por fjala e popullit “fundi mirë, gjithçka mirë” besoj se do të jetë një relaksim për të gjithë ata që janë angazhuar me mishë e me shpirt deri te ralizimi i qëllimit tonë.

Fillimisht Bashkësia Islame e Austrisë kishte caktuar një komision për përpunimin e Kushtetutës së Bashkësisë Islame dhe një komision për hartimin e parimeve të mësimeve islame sipas Bashkësisë Islame të Austrisë dhe në atë komision nuk kishte asnjë emer nga Komuniteti Shqiptarë edhe pse kishte emra nga komunitetet tjera. Ne kemi këmbyer disa shkresa me ish-Presidentin Sanac duke kërkuar që edhe ne si komuniteti i tretë me radhë dëshirojm që të marrim pjesë në këto komisione dhe përfundimisht ai ka kërukuar që ne të dergojm patjetër një jurist. Kështu që ne kemi dërguar juristin shqiptarë mr. Mirsad Musliu i cili ka qënë antërë i komisionit punues të Kushtetutës së Bashkësië Islame dhe njëherit ka përcjellë të gjithë punën juridike deri në themelimin e Komuniteit Fetarë Shqiptarë dhe këtë punë vullnetare pa asnjë kompenzim material.

Më pastaj obligim yni ishte hartimi i statutit të komunitetit fetar shqiptarë (Kultusgemeinde) sepse xhamitë antare në Union donin ta dinin se çfarë obligime kanë dhe pastaj mund të deklarohen nëse janë për themelimin e Kultusgemeinde ose jo. Kështu që Kryesia fillimisht ka kërkuar përlqimin e xhamive antarë dhe pastaj të punohet statuti sepse statuti kishte rregulla shumë të ndieshme dhe do të ishte me kosto shumë të larta po t’i jepej diku për ta harutar atë, pasi që duhej të punohej nga njerëz profesionalist dhe që të jetë i asaj natyre që të përfshij ndërlishëshmerin e shoqatave dhe xhamive, ngase sipas ligjit të rij duhej të ndahen kompetenzat e shoqatave dhe xhamive. Këtë pëlqim e dhanë 16 xhami të cilat ishin anëtare të Unionit kurse, 4 xhami të cilat nuk ishin antare edhe pse u ishte bërë oferta ato nuk treguan interesim të jenë antare e këtij institucioni të ri, kurse vetëm një xhami e cila ishte antare e Unionit është ndarë dhe është regjistruar në vete si Moscheegemeinde, pra kjo ishte xhami “Nur” në Bezirkun e 11 në Vjenë. Vlenë të përmendet që xhemati “Selam” nga Eferdingu ka shfaqur interesim dhe ka qënë aktiv në të gjitha proceduarat e transefrit, por për shkak se ende nuk kishin objekt të caktuar si xhami nuk janë regjistruar zyrtarisht në këtë institucion.
Pas dhënjës së pëlqimit nga xhamit, Kryesia formoi komisionin për hartimin e Statutit të komunitetit fetar shqiptarë ku si antarë të komisionit cakatoi: dr. Zekerija Sejdinin, mr. Mirsad Musliun, mr. Muhidin Ahmetin, mr. Nadire Mustafin, mr Ademsafi Bajrami dhe Vahidin Belulin. Me që oferta për t’ju bashkangjitur komisionit ishte e hapur atij ju bashkangjit vullnetarisht edhe Omer Berisha. Komisioni në fjalë hartoi statutin vullnetarisht dhe papagesë me ç’rast edhe u kursye buxheti ynë. Me 12.03.2016 Kuvendi aprovoi atë.
Edhe pse mandati i Kryesisë së Unionit vazhdonte edhe një vjetë, Kryesia e pa të udhës që të organizoi zgjedhjet e reja dhe organet e zgjedhura të marrin përsipër drejtimin e ecurive të metjme të themelimit të komunitetit fetar. Kështu që me 21 mai 2016 Kuvendi mbajti zgjedhjet e reja dhe për Kryetar rizgjodhi Vahidin Belulin me shumicë votash, po ashtu në këtë takim u zgjodhë kryesia e re dhe u emruan delegatët për në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Austrisë. Si delegatu u emruarn: kryetari i Kuvendit hfz. Mahir Zekiri, kryetari i Kryesisë Vahidin Beluli, kryeimami mr. Muhidin Ahmeti dhe përfaqësuesja e gjinisë femrore mr. Nadire Mustafi.
Pas gjithë kësaj rruge të gjatë kishte ardhur koha që të bëhet kërkesa për regjistrimin e komunitetit fetarë në Zyrën e Kryeministrisë dhe pas aplikimit Zyra kishte kërkuar disa plotësime të vogla në statut si ndryshimi i shkurtesave që ishte paraprë të jetë AKG, ngase ishte shkurtesë e një firme. Pas plotësimit të këtyre kërkesave nga Zyra e Kryeminsitrisë, dërguam edhe njëherë aplikimin tonë dhe me 27.05.2016 Zyra e Kryeministrisë për çështje fetare kishte lejuar themelimin e ALKIG “Albanische Kultusgemeinde der Islamischen Glaubensgemeinschaft in Österriche” e që Kryesia më pastaj në mbledhjen e vetë me 04.06.2016 vendosi që nga Unioni i Shqiptarëve Musliman të Austrisë ta emroi në shqipë “Komuniteti Shqiptarë i Bashkësisë Islame të Austrisë”, pasi që tashmë institucioni i ri është pjesë integrale e Bashkësisë Islame të Austrisë dhe njëherit institucion me të drejtë publike.
Pasi që në çdo sistem demokratik ka blloqe të ndryshme edhe në zgjedhjet e Bashkësisë Islame të Austrisë kishte dy blloqe që pretendonin të udhëheqnin Bashkësinë Islam, kështu që sfida e radhës për ne ishte pozicionimi në njërin prej këtyre blloqeve, prandaj, ne si të deleguar në Kuvendin e Bashkësisë Islame caktuam një terminë me përgjegjësit e bllokut me të cilin menduam të pozicionohemi dhe shpalosëm planin tonë dhe natyrisht që edhe ata treguan planet e tyre dhe na ofruan edhe një vend në Kryesinë (Obersterrat) e Bashkësisë Islame të Austrisë, gjë të cilën nuk e kishim të siguraur pasi që numri i komuniteteve fetare ishte 26 kurse vetëm 15 përsona i parasheh kushtetuta te jenë në Kryesi. Nuk ishte i leht as presioni i brendshëm që na u bë për të nominuar kandidatin për në Kryesi të BI të Austrisë, por ne si antarë të Kuvendit të BI të Austrisë propozuam dhe qëndruam të pa luhatëshëm në emrinin e zonjës Mustafi pasi që vlersuam se ajo zotron të gjitha kompetenzat që kërkohen në Kryesi.
Pas shumë rrugëtimeve erdhi edhe dita e zgjedhjeve të Bashkësisë Islame ku me 19.06.2016 Kuvendi i Bashkësisë Islsame i përbërë nga 113 delegat zgjodhi me shumicë votash z. Ibrahim Olgun kryetar të BI të Austrisë, z. Ümüt Vural kryetar të Kuvendit si dhe Kryesinë e BI të Austrisë. Me që disa komunitete fetare kishin mbetur jashtë Kryesisë, Kryesia do të ballafaqohet edhe me ankesën e këtyre komuniteteve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor por zyra e Kryeministrisë pas analizës që kishte bërë ka vendosur në favor të organeve të zgjedhur dhe kështu BI e Austrisë në shtator të këtij viti ka filluar rrugëtimin e vetë.

Dallimet nga Unioni i atëhershëm në ALKIG-un e sodit

Unioni ishte një vetë organizim i brendshëm i dalë nga dëshira e xhamive për të bashkëpunuar dhe kishte statutin e një shoqate kupol (Dachverband) i shoqatave tjera, që do të thotë se edhe xhamit kishin statusin e shoqatave. Nuk ishte edhe aq i njohur as në Bashkësinë Islame të Austrisë dhe nuk kishte as kompetenca e as informacione për rrjedhat e BI të Austrisë. Por nga ana tjetër vetorganizimi si Unionin i bëri shqiptarët që të jenë bashkësia e tretë me radhë e organizuar pas turqëve dhe boshnjakëve dhe si rezultat i këtij bashkimi edhe u realizua themelimi i komunitetit fetar ALKIG. Kurse tashë ALKIG është institucion me të drejtë publike dhe pjesë përbërëse e BI të Austrisë, ka organet e veta që janë të njohura nga BI e Austrsë dhe shtetit austriak, ka delegatët e vetë në Kuvendin dhe Kryesinë e Bashkësisë Islame të Asutrisë. Xhamitë shqiptare janë objekte fetare-xhami e jo shoqata dhe kanë tretmanin e plotë fizik dhe juridik si xhami. Antarët e ALKIG janë pjestarë të plotë të fesë islame dhe dokumentacionet zyrtare që leshohet nga ALKIG janë valide në institucionet shtetërore. Prandaj, edhe apelojm tek çdo besimtarë që të antarësohet në xhaminë përkëse ku ai frekuenton dhe njëherit të kërkoj nga xhami që të jetë edhe anëtarë i ALKIG nga ku do t’i njihet e drejta e përkatësisë fetare islame.

Close