Organizimi kërkon komunikim, ishte tema e trajnimit të sodit që organizoi ALKIG me kryetarët e xhamive antare. Qëllimi i këtij trjanimi ishte të kuptuarit e rëndësis së komunikimit në mes organeve të një kolektivi si dhe caktimi i objektivave për rritjen e kualitetit të organizimeve në xhematet tona. Trajnimi ishte në formë interaktive ku pjesmarrësit kishin mundësinë që në grupe të diskutojn, analizojn dhe prezantojn mendimet e tyre. Në fund, pjesmarrësit përshendetën këtë iniciaitiv, ndanë përshtypjet e tyre dhe kërkuan që orgnizimet e tilla të jenë me të shpeshta.