Me 05.08.2018, në hapësirat e Qendrës Kulturore Shqiptare ” IKRE” në Vjenë, në prezencën e Haxhilerëve të Vjenës dhe rrethinës u mbajtë seminar rreth Haxhit.
Në këtë seminar u njoftuan Haxhilerët për kushtet, sunetet dhe pjesët tjera të Haxhit.
Seminari u mbajt nga Hoxhë Usam Alimi, poashtu Haxhilerëve i’u drejtua me këshilla Hoxhë Ylli Buraniqi.
Këtë vitë në kuadër të Komunitetit Shqiptar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë janë gjithsej 73 Haxhi nga gjitha qytetet e Austrisë.
Urojmë që Haxhileret të shkojnë mirë e shëndosh dhe të kthehen me Haxh të pranuar.