Këtë të shtunë më 25 qershor u mbajt tribuna fetare “Begatitë e Ramazanit” në Xhaminë Vëllazërimi në Krems të Austrisë. Tribuna filloi siq ishte paralajmëruar rreth orës 19:30 me program kulturoro-fetarë për të cilin ishte përkujdesur Qendra El Kalem nga Shkupi duke na sjellur një pjesë nga numri i shumtë i nxënësve të cilët na freskuan me Kur’an, ilahije e poezi.
I pranishëm në këtë tribunë ishte Prof. Sabahudin Mahmudi, kryetari i KSHBA-së Vahidin ef. Behluli, Asim ef. Ibrahimi, imami i Xhamisë Vëllazërimi Argjend Xhelili.
Programin e moderoi Advije Aliu dhe filloi me tekbire dhe disa ilahije, më pas e mori fjalën kryetari i KSHBA-së Vahidin ef.Behluli. Më pas vazhdoi programi kulturoro-fetarë më ilahije e poezi dhe u përmbyll me lexime Kuranore. Në fund të programit fjalën përshëndetëse e mori edhe imami i Xhamisë Vëllazërimi Argjend Xhelili i cili i përshëndeti të pranishmit, i falenderoi musafirët e organizatorët, stafin e Radio Pendimin si sponzor medial dhe supermarketin DEMIRBAS si sponzor të iftarit.
Në ora 21:05 filloi iftari i përgaditur për të pranishmit të cilin e ka sponzoruar supermaketi DEMIRBAS. Pas iftarit në ora 21:40 filloi falja e namazit të akshamit e pas kësaj vazhdoi pjesa e dytë e programit me ligjërata. Me ligjëratën kryesore të pranishmëve ju drejtua Asim ef. Ibrahimi i cili foli për vlerën dhe begatitë e muajit të Ramazanit.
Në fund të programit më një ligjërat të shkurtë të pranishmëve ju drejtua edhe prof.Sabahudin Mahmudi i cili pos ligjëratës gjeti kohë të i përgjigjet pyetjve nga xhemati. Programi në tërësi u përmbyll me faljen e namazit të jacisë dhe teravive.
Edhe njëherë i falenderojmë musafirët nga Qendra El Kalem me në krye prof. Sabahudin Mahmudin dhe nxënëset, kryetarin e KSHBA-së Vahidin ef. Behlulin, Asim ef. Ibrahimin, stafin e Radio Pendimit, supermarketin DEMIRBAS dhe të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme për këtë organizim dhe të gjithë ata që prezentuan apo e ndoqën përmes Radio Pendimit. Allahu i shpërbleftë të gjithë! Amin!
Më posht po ju sjellim disa foto nga ngjarja: