Në bazë të vendimit të BI të Austrisë (IGGÖ) për rihapjen e objekteve publike fetare me 15.05.2020 në përputhje me masat e rrepta të mbrojtjes së higjienës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrisë për Çështje Fetare dhe bashkësitë tjera fetare, edhe Kuvendi i ALKIG-ut në takimin e tij me 10.05.2020 ka diskutuar mundësinë e rihapjes së xhamive brenda Komuniteti Shqiptare të BI të Austrisë ALKIG.
Duke pasur parasysh rregullat e rrepta siç janë: hapësira për një person gjatë faljes të jetë 10m2, distanca sociale 2 m, përdorimi i maskave, dezinfektimi i duarve, kontrolli i detyrueshëm në përmbajtjen e rregullave.
Kuvendi i ALKIG-ut ka vendosur si në vijim:
- Xhamitë shqiptare t’i përmbahen udhëzuesit te BI të Austrisë (IGGÖ) për rihapjen e objekteve fetare
- Për shkak të ndryshueshmërisë së hapësirave, secila kryesi e xhamisë të vendosë nëse i plotëson kushtet për rihapje ose jo
- Në rast të rihapjes së xhamive do të falet namazi i sabahut, drekës dhe ikindisë, kurse namazi i akshamit, jacisë-teravisë, xhumasë dhe namazi i bajramit nuk do të falen në xhami deri pas Ramazanit
- Të mos zgjatet qëndrimi në xhami pas namazit
- Xhamitë që nuk i plotësojnë kushtet të mos nxitohen në rihapjen e tyre deri në zbutjen e mëtutjeshme të masave parandaluese
- Mbrojtja e jetës dhe e shëndetit është prioriteti kryesor në islam dhe kjo të merret ne konsideratë edhe nga përgjegjësit e xhamisë
- Kryesia bënë markimin e vendfaljes sipas rregullit 2m distanc
- Kryesia mbanë përgjegjësi për shkeljen eventuale të masave mbrojtëse të cekura më lartë
- Imami mbanë përgjegjësi për obligimet fetare dhe informon xhematin për masat mbrojtëse por nuk mbanë përgjegjësi për kontrollimin e zbatimit të masave mbrojtëse
- ALKIG nuk mbanë përgjegjësi për veprimet që nuk përputhet me udhëzuesin e BI të Austrisë (IGGÖ)
- Kryesia kujdeset për përdorimin apo mospërdorimin e lokalit për kohë të lirë dhe mbanë përgjegjësi për zbatimin e rregullave të parapara nga institucionet kompetente
- Të merren parasysh edhe masat ndëshkimore për mos respektimin e rregullave të parapara nga institucionet kompetente lidhur me masat mbrojtëse
- Kryesia kujdeset për vendosjen e plakatave informative rreth masave mbrojtëse
- Kryesia kujdeset për mbajtjen jashtë funksionit të vendeve të abdestmarrjes dhe përdorimit të tualeteve. Pjesëmarrësit duhet të marrin abdest në shtëpi
- Hapësirat e faljes të ajrosen para dhe pas faljes
- Tepihët të pastrohen rregullisht
- Kryesia siguron mjete dezinfektuese
- Kryesia largon objektet e mundësisë së përdorimit të përbashkët (si xhybet, kapuçi, tespihet, sexhade, kur`ana, lugë të këpucëve)
- Kutitë e sadakasë duhet të vendosen para ose pas hyrjes dhe nuk lejohet lëvizja e tyre tek çdo person
- Kryesia kujdeset për listat e pjesëmarrësve, ruajtjen e të dhënave dhe asgjësimin e tyre pas katër javëve
- Pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 12 vjeçare, dhe personave me simptoma të sëmundjeve të ndryshme nuk lejohet
- Pjesëmarrja e personave me rrezikshmëri mbi moshën 65 vjeçare nuk preferohet
- Iftare të përbashkëta në xhami nuk lejohen
- Kuvendi i ALKIG-ut preferon që rihapja e xhamive të filloj nga data 16.05.2020
- Kryesia të informoi me kohë anëtarët e vetë për formën e funksionimit të xhmisë pas rihapjes
Vahidin Beluli – Kryetar i Kryesisë së ALKIG
Emin Limani – Kryetar i Kuvendit të ALKIG
_________________________