Dje me 21.05.2016 Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri mbajti zgjedhjet e reja. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri rreth islamit Bashkësia Islame e Austrisë në qereshorë do të bëjë konstituimin e organeve të veta, prandaj unioni duhet të dergonte të deleguarit e vetë në Bashkësinë Islame. Me qëllim që mandati i të deleguarve të jetë i njëjët me mandatin e organeve të Bashkësisë Islame të Austrisë Unioni sot mbajti zgjedhjet e parahohshme. Kuvendi i Unionit zgjodhi kryetar të Kuvendit hfz. Mahir Zeqiri, për kryetarë të Unionit Vahidin Beluli dhe Kryeimam Mr. Muhidin Ahmeti kurse anetarë të Kryesisë Mr. Nadire Mustafi, Afrim ef. Xhelili, Mevludin Mustafa, h. Rexhep Bafqari dhe Skender Shaqiri. Ndërsa si delegat në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Austrisë u dërguan: Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Kryesisë, Kryeimami dhe nga Kryesia Mr. Nadire Mustafi.