ALKIG

Urimi i Fiter Bajrmait 2024

Hevzi Hasani
  • 9. April 2024
  • 0 Comments

Të nderuar besimtarë vëllëzër dhe motra,

Sot pra, po e përmbyllim muajin e madhëruar të Ramazanit, muaj me plot begati dhe shumë dimensional për pregaditjen shpirtërore, morale dhe sociale të besimtarëve musliman, prandaj edhe e kemi merituar që pas kësaj sakrifice të madhe dhe përkushtimit të sinqert ndaj Allahut të Lrtësuar, që nesër me plot të drejtë të festojmë.

Kështu që, kam kënaqësin dhe jam i nderuar që në emritn tim dhe në emer të Komunitetit Shqiptarë Muslimanë në Austri nga thellësia e zemrës t’ju urojë juve këtu në Austri dhe ku do që janë besimtarët musliman festën e madhe të Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami na jepë mundësinë që edhe njëherë në formë gëzimi dhe të hareshëm të shprehim falenderimet më të sinqerta ndaj Allahut xh.sh. për mundësinë që na ka dhënë ta arrijmë kët muaj dhe t’i përjetojmë begatit e tij.

Fitër Bajrami është një kthesë në normalitetin e njëmbdhjet maujve të vitit, pas një muaji ndryshe, të pregaditur shpirrtërisht dhe moralisht për ta ndjekur rrugën e Allahut sipas mësimeve të Kur’anit famëlartë dhe porosive të të dërguarit të tij, ngase Ramazani edhe është mauji i Kur’anit dhe praktikës së Muhamedit s.a.w.s.

Fitër Bajrmai na jep mundësinë që edhe njëherë të takojmë familjen, të afërmit, fqinjët dhe miqt për të uruar në mënyr të ndërsjellt dhe për të shprehur dashurin dhe respektin e sinqert në mes vete.

Agjërimi gjatë Ramazanit dhe ardhja e Fitër Bajrmait na kanë motivuar që të zgjatim dorën dhe të solidarizohemi me nevojtarët dhe njerëzit me halle që sadopak të lehtësojmë situatën e tyre, që ata ta ndiejnë ngrohtësin dhe empatinë e bashkëbesimtarëve të paktën në këto ditë adhurimi dhe ditë feste.

Të dashur besimtarë, le të shërbej kjo festë për gëzime dhe hare në mesin tonë, për të tejkaluar çdo pengesë, zënk apo hidhërim, që të përqafojmë njëri tjetrin dhe të urojmë për gëzime dhe festa për shumë mote.

Të dashur besimtarë, vëllëzër dhe motra,

më lejoni që në këto ditë feste të shpreh falenderimin tonë si institucion, për përkrahjen dhe angazhimin tuaj të pa lodhëshëm në organizimin e jetës fetare dhe shoqërore këtu në Austri në përgjithësi e në Ramazan në veqanti, duke filluar nga imamët, kryesit si dhe juve pjestarë të xhemateve tona, që çdo herë keni qënë pranë nesh, të përkushtuar në kryerjen e obligimeve ndaj Zotit dhe njerëzve dhe të gatshëm për çdo gjë që e kërkonë nevoja. Ju falenderojmë për iftaret e shtruara, për zekatin dhe sadakatul fitrin e dhënë, për pakon e Ramazanit si dhe aksionin e ndihmave për popullatën e vuajtur në Gaza. Lutemi që Allahu i Lartësuar të na pranoi dhe të na i shenoi të gjitha angazhimet tona në listën e punëve të mira, mirësit e të cilave i përjetojmë në këtë botë dhe të shpërblehemi në botën tjetër.

Urime Fitër Bajrmi, paqi lumturi, shëndet dhe qëtësi ju, famijet tuaja, farefisi, miqtë, dashamirët dhe e gjithë njerëzia në përgjithësi.