Të nderuar vëllëzër e motra besimtarë në Austri!
Me rastin e ardhjes së muajit të madhëruar të Ramazanit shfrytëzoi rastin që në emrin tim dhe në emër të Kryesisë së ALKIG-ut t’ju uroj këtë muaj të bekuar duke ju lutur Allahut xh.sh. që të na jep jetë dhe shendetë për të realizuar agjërimin dhe për të fituar shpërblimet e premtuara nga Allahu xh.sh. posaçërisht për agjëruesit.
Të vetëdijshëm për situatën se Ramazani këtë vitë do të jetë më ndryshe, do të na mungojnë xhamitë, xhemati, iftaret, ligjeratat nga kursia e imamit, programet fetaro-kuranore etj, por megjithëatë edhe shpresa nuk na mungonë pasi që situata me Coronavirus në Austri dita-ditës po përmirësohet. Ky përmirësim mund të themi lirshëm se ishte edhe rezultat i qytetarëve dhe konkretisht edhe i juaji që ishit të kujdesëshëm për vetën dhe të tjerët duke vurë në rend të parë shëndetin dhe jetën e njerëzve, duke respektuar masat e parapara nga organet kompetente dhe kjo ka bërë që Austria vetëm se ka filluar t’i zbus masat parandaluese dhe t’i kthehet përditshmërisë në formë të shkallëzuar.
Edhe për kundër zbutjes së masave nga Qeveria e Austrisë ne do të fillojm me faljen e teravive në shtëpit tona me familjet tona me shpresë që të mos e humbim vlerën e xhematit dhe ta plotësojmë deri në një masë atë që na mungonë, ngase natyra e xhematit në xhami nuk mundëson përmbushjen e kritereve të parapara për lehtësimin e masave parandaluese. Nëse gjatë Ramazanit do të këtë ndonjë ndryshim, ne do t’ju informojm me kohë.
Edhe pse ne do të falemi në shtëpi, ALKIG do të ju shoqëroi me ligjerata nga kanalet zyrtare të ALKIG-ut dhe xhamive antare të tij, ku për çdo natë para namazit të teravive do të keni mundësinë të ndëgjoni ligjerata nga imamët e xhamive tona. Poashtu për konsultime dhe nevoja tjera imamët e xhamive do të jenë në dispozicionin tuaj.
Poqëse keni interes për vakti apo imsakije të Ramazanit ato mund t’i merrni gratis në të gjitha xhamitë antare në ALKIG.
Për të gjithë ata që viteve tjera kanë shtruar iftarë për familjarë, miqësi e shoqëri, për të mos e humbur këtë shpërblim ALKIG ka organizuar një aksion humanitarë “Pakoja e Ramazanit” në vlerë prej 30 € për nevojtarët në trojet tona, pra mos e humbni këtë mundësi për të fituar shpërblimin e iftarështruesit.
Numri i xhirollogarisë: IBAN: AT31 3477 7000 0955 4593 Verwendungszweck: Pakoja e Ramazanit
Pra që nga sonte 23.04.2020 (e enjte) do të fillojm me namazin e teravisë, kurse të premtën me 24.04.2020 do të agjërojmë.
Urime Ramazani dhe paqi agjërim të leht e të pranuar
Vahidin Beluli
Kryetar i ALKIG-ut