Lajmërime

Welsi merr lejen për objektin e ri

Ah sa lajm i gëzueshëm: Me 20.01.2018 Shqiptarëve të Welsit më në fund iu jepet leja për ndërtimin e objektit të ri. Përhajr na qoftë!

Ky është njoftimi i imamit të kësaj qendre dhe kryeimamit të ALKIG, Mr. Muhidin Ahmeti:
“Kam kenaqesine t’i njoftoj shqiptaret e Welsit se para disa ditesh, falenderuar qofte Zoti i madheruar, e morem vendimin e lejes per ndertimin e Qendres shqiptare per kulture dhe arsim. Falenderojme kryetarin e Bashkise z. Dr. Andreas Rabl dhe keshilltaret e Bashkise per kete vendim, te cilit iu gezuan te gjithe shqiptaret e Welsit. Perfitoj nga rasti t’ua uroj te gjitheve duke filluar nga kryetari, kryesia, xhemati dhe te gjithe ata qe sadopak kane kontribuar te vije kjo dite e shenuar. E gezofshim te gjithe.”

Close